‘Trafikim droge!’ Presidenti i Filipineve arreston armiken e tij më të madhe

‘Trafikim droge!’ Presidenti i Filipineve arreston armiken e tij më të madhe

09:52, 24/02/2017
A+ Aa A-

Kritikja kryesore e Presidentit të Filipineve, Rodrigo Duterte, senatorja Leila de Lima, është arrestuar nën akuzën e trafikimit të drogës.

Senatorja Leila de Lima është akuzuar se ka marrë para nga më të mëdhenjtë e trafikantëve të drogës.

Ajo ka këmbëngulur për pafajësinë e saj dhe thotë se akuzat janë një përpjekje për t’u "mbyllur gojën” të gjithë kritikeve të Dutertes për luftën e tij mizore kundër drogës.

Ajo kishte kaluar natën në Senatin e vendit për t'iu shmangur arrestimit, shkruan “BBC”.

Por të premten në mëngjes Leila u dorëzua në polici, duke u thënë gazetarëve: "Është nder të burgosen në emër të të gjitha gjërave për të cilat jam duke luftuar.”/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco