Karnavalet në Meksikë, digjet 'muri' i Donald Trump

Karnavalet në Meksikë, digjet 'muri' i Donald Trump

09:35, 24/02/2017
A+ Aa A-

Djegia e atij që simbolizonte murin e propozuar nga Donald Trumpi në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, i dha nismë karnavaleve në qytetin meksikan të Verakruzit.

Autoritetet lokale e vendosën murin simbolik në sheshin kryesor të qytetit dhe gjatë mbrëmjes i vunë zjarrin në shenjë proteste ndaj planit të shumëdiskutuar të udhëheqësit të ri amerikan.
Karnavalet e Verakruzit konsiderohen si më gazmoret në botë dhe joshin mijëra njerëz në qytetin port.
“Po rebelohemi kundër Shteteve të Bashkuara. Po i themi: "Po, ne mundemi! Meksika është më e mirë se Shtetet e Bashkuara”, tha shtetasi meksikan, Luz Gutierres.
Muri i propozuar nga numri një i Uashingtonit për të penguar emigracionin nga Meksika mund të kushtojë mbi 21 miliardë dollarë  dhe për realizmin e tij duhen 3 vite, sipas një raporti amerikan.

Meksikanët pritë gjthashtu  me protesta vizitën e Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson, dhe Sekretarit për Sigurinë e Brendshme, John Kelly.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco