Nga bunker bërthamor në fabrikë droge: Sekuestrohen mijëra rrënjë kanabis në Britani

Nga bunker bërthamor në fabrikë droge: Sekuestrohen mijëra rrënjë kanabis në Britani

08:59, 24/02/2017
A+ Aa A-

Një ish-bunker bërthamor nëntokësor në Britani duket se është shndërruar në një fabrikë gjigante për kultivimin e kanabisit, shkruan “BBC”.

Mijëra bimë kanabis me një vlerë të 1 milion euro  u kapën në një bastisje të papritur nga policia  në “ RGHQ Chilmark”, Wiltshire.

Pesë persona dhe një adoleshent u arrestuan me dyshimin e prodhimit të kanabisit pas kontrollit të autoriteteve, mesnatën e së mërkurës.

20 dhomat e bunkerin bërthamor ishin shëndërruar në mini-sera për kultivimin e bimëve të kanabisit, tha policia.

Ministria e Mbrojtjes tha se bunkeri është ndërtuar në vitin 1980 për të mbrojtur personalitetet lokale dhe zyrtarët e qeverisë nga sulmet bërthamore./SYRI.net/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco