Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Persona të panjohur rrëmbejnë një deputet të rëndësishëm në Ukrainë

Persona të panjohur rrëmbejnë një deputet të rëndësishëm në Ukrainë

08:23, 24/02/2017
A+ Aa A-

Një deputet ukrainas ka rënë  pre e disa rrëmbyesve ende të panjohur, shkruan “RT”. Aleksej Gonçarenko, gjithashtu edhe zëvendëspresident i bllokut të Presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko është rrëmbyer në qytetin Odesa.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Përfaqësuesi i bllokut të Petro Poroshenkos, Igor Gryniv, nëpërmjet një njoftimi parlamentar.

Gryniv u ka bërë thirrje forcave kombëtare të sigurisë të formojnë në mënyrë urgjente ekipe speciale për gjetjen e Gonçarenko, apel që është përsëritur edhe nga kryetari i Parlamentit ukrainas

Autoritetet bëjnë të ditur se pas një seance plenare, Gonçarenko ka shkuar në Odesa ku edhe është pare për herë të fundit para se të rrëmbehej nga persona të paidentifikuar./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco