Trump përsërit thirrjen për supremaci bërthamore

Trump përsërit thirrjen për supremaci bërthamore

06:57, 24/02/2017
A+ Aa A-

Presidenti Donald Trump ka thënë se dëshiron që Shtetet e Bashkuara të zgjerojë arsenalin e tyre bërthamor, në komentet e tij të para në lidhje me çështjen që nga marrja e detyrës.

Trump tha për Reuters se SHBA kishte "rënë prapa në kapacitetin e armëve bërthamore", dhe duhet të jetë '' në krye të paketës".

Pavarësisht kërkesës së tij për të qenë numri 1, ai tha se nëse asnjë vend nuk do kishte armë bërthamore do të ishte një mrekulli.

SHBA ka 7.100 armë bërthamore dhe Rusia ka 7,300, sipas Shoqatës për Kontrollin e Armëve të SHBA.

Presidenti shprehu shqetësimin se SHBA ka mbetur prapa në këtë çështje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco