Një stuhi e fuqishme godet Britaninë, anulohen dhjetëra fluturime dhe trena

Një stuhi e fuqishme godet Britaninë, anulohen dhjetëra fluturime dhe trena

14:29, 23/02/2017
A+ Aa A-

Britania e Madhe, kryeqyteti i të cilës Londra, u godit sot nga një stuhi e fortë që çoi në anulimin e fluturimeve dhe bllokoi linjat hekurudhore.

Stuhia “Doris”, që bashkon shirat me erërat e forta, do të godasë disa rajone nga jugu në veri të Britanisë së Madhe”, theksuan autoritetet duke paralajmëruar kundër dëmeve materiale.

“Erëra me fuqi 151 kilometra në orë u regjistrua sot në veri të vendeve të Uellsit”, sipas policisë.

Në Irlandën e Veriut, menaxheri i rrjetit elektrik njoftoi për 20 000 klientë të privuar nga energjia.

“Në aeroportin londinez të “Heathrow”-t, më i madhi në vend, rreth 10 për qind e fluturimeve do të anulohen”, njoftoi aeroporti në një komunikate.

Edhe linjat hekurudhore janë prekur gjithashtu nga stuhia duke shkaktuar vonesa dhe anulime të trenave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco