Pasuria marramendëse e Kim Jong-un, diktatorit të një prej popujve më të varfër në botë

Pasuria marramendëse e Kim Jong-un, diktatorit të një prej popujve më të varfër në botë

13:57, 23/02/2017
A+ Aa A-

Udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong -un, erdhi në fuqi pas vdekjes së babait të tij në vitin 2011. Si udhëheqës i kombit komunist, Kim e ka vënë popullin e varfër të Koresë së Veriut në qendër të vëmendjes botërore për testimin bombave bërthamore, provave të raketave dhe madje edhe për sulmet kibernetike ndaj “ Sony Pictures” në vitin 2014.

Por paraja nuk është një nga shqetësimet e tij.

 Kim është vlerësuar të ketë një pasuri prej 5 miliard dollarësh, raporton “International Business Times”. Shumica e parave të tij gjenden në llogari bankare të vendosura në të gjithë botën.

Lajmi është bëri i ditur nga i famshmi “Worth Net”, një faqe interneti që gjurmon pasuritë personale të figurave publike, shkruan ‘Syri.net’.

Hetimi thotë se mbi 200 llogari bankare të Koresë së Veriut janë të lidhura me eksportet e drogës, parave të falsifikuara dhe armëve të shkatërrimit në masë. Shumica e llogarive të Kim Jong-un janë gjetur në Amerikën Qendrore, Evropë dhe Azi. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco