Zëvendëspresidenti Pence viziton varret e vandalizuara të hebrenjve në Misuri

Zëvendëspresidenti Pence viziton varret e vandalizuara të hebrenjve në Misuri

13:29, 23/02/2017
A+ Aa A-

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence vizitoi dje varrezat hebreje që u përdhosën në Saint Louis, Misuri, pas disa incidenteve antisemite.

“Nuk ka vend në Amerikë për urrejtje apo për aktet e paragjykimit”, tha Pence në varrezat ”Chesedi Shel”, ku më shumë se 150 pllakate varresh u thyen apo u hoqën gjatë fundjavës.

Incidenti ndodhi pasi grupet e të drejtave civile kishin paralajmëruar për një rritje të incidenteve antisemite dhe krime të tjera të urrejtjes pas zgjedhjes së presidentit amerikan, Donald Trump, të cilin kritikët e kanë akuzuar se nuk është shprehur mjaftueshëm bindshëm kundër pikëpamjeve ekstremiste të disa prej përkrahësve të tij.

Guvernatori i Misurit,  Eric Greitens tha se presidenti amerikan , Trump e kishte telefonuar dje për të ofruar mbështetjen e tij, një ditë pasi presidenti kishte dënuar kërcënimet e kohëve të fundit ndaj institucioneve të komunitetit hebre.

“Kërcënimet antisemite që synojnë komunitetin tonë hebraik dhe qendrat e komunitetit janë të tmerrshme”, tha Trump.

Pence më herët gjatë ditës së djeshme e quajti ngjarjen “një kujtesë e trishtuar për punën që ende duhet të bëhet për të çrrënjosur urrejtjen”.

Ai vlerësoi popullin e Misurit që ishin mbledhur për të përkrahur komunitetin hebre, ku përfshihej mbështetja e një grupi myslimanësh, të cilët kishin mbledhur dhjetëra mijëra dollarë për të zëvendësuar pllakatet e varreve./atsh/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco