VIDEO/ Momente dramatike në Mançester: Avioni shpall gjendje emergjente në mes të ajrit

VIDEO/ Momente dramatike në Mançester: Avioni shpall gjendje emergjente në mes të ajrit

13:18, 23/02/2017
A+ Aa A-

Një aeroplan që po mbërrinte në Aeroportin e Mançesterit ka shpallur gjendje emergjente në mes të ajrit për shkak të mungesës së karburantit, shkruan “Daily Star”.

Avioni irlandez është përpjekur të ulej në aeroportin e Mançesterit dhe Liverpulit mes erërave të fuqishme, për shkak të motit te keq që ka përfshirë Britaninë.

Por sapo iu afrua aeroportit të Mançesterit, avioni deklaroi gjendje emergjente dhe ka “luftuar” me erën për tu ulur në tokë.

Stuhia “Doris”, që ka prekur të gjitha qytetet britanike, ka sjellë shtrëngata duke shkaktuar kaos tek të gjitha fluturimet në të gjithë vendin./SYRI.net/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco