Katastrofa e Çernobilit, pyjet çeke mbushen me derra radioaktivë

Katastrofa e Çernobilit, pyjet çeke mbushen me derra radioaktivë

12:35, 23/02/2017
A+ Aa A-

Edhe pse kanë kaluar 31 vite nga katastrofa e Çernobilit, para disa ditësh, në pyjet çeke janë zbuluar derra të egër radioaktivë.

Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i administratës veterinare, duke shtuar se ata janë duke ngrënë kërpudha që mund të thithin nivele të larta të izotopeve radioaktive.

Kafshët janë bërë radioaktive për shkak të kërpudhave nëntokësore që duket se vazhdojnë të thithin lëndët bërthamore, shkruan “Reuters”.

Kërpudhat e rrezikshme janë gjetur në rajonin malor Sumava në Republikën Çeke, e cila kufizohet me Austrinë dhe Gjermaninë./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco