FOTO/  Kryeministri i Kanadasë ndihmon një person me aftësi të kufizuara të zbresë shkallët

FOTO/ Kryeministri i Kanadasë ndihmon një person me aftësi të kufizuara të zbresë shkallët

11:07, 23/02/2017
A+ Aa A-

Pas vizitës së bujshme në Shtëpinë e Bardhë, Kryeministri i Kanadasë vazhdon të rrëmbejë zemrat e të gjithëve. Të mërkurën, udhëheqësi Liberal ishte në një stacion metroje në Montreal dhe nuk hezitoi para se të bënte një akt mirësie që është përshëndetur  nga gjithë bota.

Duke qenë se ashensorët në stacion ishin jashtë përdorimit, ai ndihmoi një person me aftësi të kufizuara të zbriste nëpërmjet shkallëve lëvizëse.

Se bashku me një persona tjetër, lideri simpatik është kapur duke mbajtur në krah karrocën e personit me aftësi të kufizuara, të cilin madje e ka shoqëruar deri tek metroja.

Fotot nga vendngjarja janë shpërndarë nga miliona përdorues në Twitter. /SYRI.net/

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    aliu23/02/2017 12:58

    MOS, SE E KOPJOI FIKU....SA TE KALOJNE NJA 2 JAVE

    Shto koment

    Denonco