Le Pen në 'telashe': Policia merr në pyetje truprojën dhe shefin e stafit të saj

Le Pen në 'telashe': Policia merr në pyetje truprojën dhe shefin e stafit të saj

13:22, 22/02/2017
A+ Aa A-

Policia gjyqësore franceze  ka marrë në pyetje truprojën dhe shefin e stafit të kandidates presidenciale  të së djathtës ekstreme, Marine Le Pen.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati i saj dhe ka ardhur pas nisjes së hetimit për pagesa të paligjshme përmes financave të Bashkimit Evropian.

Le Pen akuzohet se ka shfrytëzuar ilegalisht fondet e BE-së për të paguar asistentët e saj parlamentar.

Avokati saj, Marcel Ceccaldi ka thënë se afera është një “manipulim” që ka qëllim destabilizimin e fushatës zgjedhore të Frontit Kombëtar.

Le Pen nga ana tjetër, ka mohuar në mënyrë absolute akuzat , shkruan “Reuters”/SYRI.net/

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco