Koreja e Veriut kërkon lirimin e të dyshuarave për vrasjen e Kim Jong-nam

Koreja e Veriut kërkon lirimin e të dyshuarave për vrasjen e Kim Jong-nam

12:42, 22/02/2017
A+ Aa A-

Diplomatët e Koresë së Veriut kanë kërkuar nga autoritetet e Malajzisë lirimin e dy femrave të dyshuara për vrasjen e Kim Jong-namit, gjysmë-vëllait të liderit të Koresë së Veriut.

Deklarata e Ambasadës të Koresë së Veriut në Kuala Lumpur e publikuar të mërkurën ka hedhur poshtë raportin e policisë në lidhje me vrasjen Jong-nam. 

Sipas raportit, dy femrat qe i kanë zëne fytyrën Jong-nam në aeroportin e Kuala Lumpur,  i kanë pasur duart te mbuluara me helm.

"Nëse dy femrat e dyshuarai kishin duart me helm, si është e mundur që janë ende gjallë?" - pyet ambasada e Koresë së Veriut. 

Njëra nga të dyshuarat është shtetase indoneziane, kurse tjetra nga Vietnami. Jong-nam u vra në aeroportin e Kuala Lumpurit më 14 shkurt

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco