Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Panik në portin britanik: Gjendet një bombë e rrezikshme e Luftës së Dytë Botërore

Panik në portin britanik: Gjendet një bombë e rrezikshme e Luftës së Dytë Botërore

12:02, 22/02/2017
A+ Aa A-

Një bombë e Luftës së Dytë Botërore që përmban 131 kilogram eksplozivëve të rrezikshmërisë së  lartë është gjetur në portin e qytetit të Portsmouth, shkruan “BBC”.

Pajisja shpërthyese u zbulua në orët e hershme të mëngjesit të sotën , tha Marina Mbretërore.
Zhytësit e specializuar kanë mbërritur në vendngjarje dhe deklaruan për mediat lokale se bomba përbën një "kërcënim shumë serioz". Ata po përgatiten  ta nxjerrin nga ujërat për të bërë më pas një shpërthim të kontrolluar.

Të gjitha anijet u ndaluan dhe qarkullimi i trenave pranë zonës është bllokuar pothuajse menjëherë.
Marina Mbretërore tha se pajisja besohet të jetë një bombë gjermane që peshon 226kg ./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco