U torturua në burg për shkak të protestave, lirohet aktivisti rus

U torturua në burg për shkak të protestave, lirohet aktivisti rus

11:43, 22/02/2017
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë e Rusisë e ka urdhëruar lirimin e aktivistit opozitar Ildar Dadin, i cili ishte personi i parë që u dënua në bazë të ligjeve të reja për protesta.

Gjykata tha se çështja penale kundër tij duhet të ndërpritet dhe se ai kishte një "të drejtën për rehabilitim”.

Dadin u burgos në dhjetor të vitit 2015 pasi,  për dy vjet e gjysmë, ka marrë pjesë dhe ka organizuar një serë protestash.

Nëntorin e kaluar ai tha se ishte torturuar në një burg në veri-perëndim të Rusisë, shkruan “BBC”.

Autoritetet mohuan pretendimet, por e transferuan në një tjetër burg./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco