‘100% fajkua!' Këshilltari i ri i sigurisë kombëtare amerikane alarmon Rusinë

‘100% fajkua!' Këshilltari i ri i sigurisë kombëtare amerikane alarmon Rusinë

09:23, 22/02/2017
A+ Aa A-

Pas dorëheqjes së Michael Flynn, Donald Trump ka zgjedhur si Këshilltarin e ri Sigurisë Kombëtare H.R. McMaster një figurë që ka ngjallur shumë pakënaqësi tek  rusët.

Si në Uashington ashtu dhe Moskë McMaster shihet si person me qëndrime shumë më të ashpra ndaj Rusisë se sa paraardhësi i tij, Michael Flynn shkruan “Reuters”.

Në një fjalim të mbajtur vitin e kaluar,ai ka thënë se Rusia ka arritur të aneksojë gadishillin ukrainas të Krimesë dhe të ndërhyjë në Ukrainën lindore pa paguar asnjë çmim.

McMaster ka thënë se qëllimi i Moskës është fundosja e rregullit politik, ekonomik dhe të sigurisë së Evropës pas Luftës së Ftohtë.

Rusia ka përdorur “luftën hibride” në Krime dhe Ukrainën lindore nëpërmjet shpërndarjes së informacioneve të rreme dhe ushtarake, arsyeton McMaster.

Kremlini zyrtar nuk ka bërë ndonjë koment për zgjedhjen e Trump por një deputet rus duket se është alarmuar nga zëvendësimi i Flynnit me McMasterin./SYRI.net/ 

Frants Klintsevich i ka thënë agjencisë ruse, “RIA Novosti se McMaster” “është 100 përqind fajkua” që paraqet kërcënim./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco