Zëvëndëspresidenti Pence: I zhgënjyer me Flynn, largimi i tij vendimi i duhur

Zëvëndëspresidenti Pence: I zhgënjyer me Flynn, largimi i tij vendimi i duhur

08:15, 22/02/2017
A+ Aa A-

Nën presidenti Mike Pence tha të hënën se u zhgënjye kur mësoi se Këshilltari për Sigurinë Kombëtare tashmë i larguar, Michael Flynn e gënjeu atë lidhur me kontaktet e tij me ambasadorin rus në Uashington.

Zoti Pence theksoi se mbështeti vendimin e Presidentit Trump për largimin e zotit Flynn nga detyra strategjike që mbante në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë një konference për shtyp në selinë qëndrore të NATO-s në Bruksel zoti Pence tha se “ishte vendimi i duhur, i trajtuar ashtu siç duhet dhe në kohën e duhur”.

Presidenti Trump i kërkoi zotit Flynn, një gjeneral në pension të dorëhiqej pasi ai keqinformoi zotin Pence lidhur me përmbatjen e telefonave të tij me ambasadorin rus, një muaj përpara betimit të administratës se re amerikane. Zoti Trump tha javën e kaluar se sjellja e zotit Flynn ishte e papranueshme.

Shefi i stafit të presidentit Trump tha se personi që do të zgjidhet për pozicionin e këshilltarit të ardhshëm të sigurisë do të ketë autoritet të plotë lidhur me përbërjen e stafit për Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco