Planifikohen të tjera sulme terroriste në Francë, arrestohen 3 persona

Planifikohen të tjera sulme terroriste në Francë, arrestohen 3 persona

14:02, 21/02/2017
A+ Aa A-

Tre persona janë arrestuar në Francë mbi dyshimet se po komplotonin disa sulme terroriste,  konfirmuan burime të policisë.

Mediat franceze thonë se një operacion kundër terrorizmit është në proces në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, në qytetin qendror të Clermont-Ferrand.

Dy arrestimet e tjera ndodhën  në Marsejë dhe ne Paris, shkruan “BBC”.

Franca është në gatishmëri të lartë pas një serie sulmesh vdekjeprurëse nga militantët që pretendojnë të jenë nga grupi i Shtetit Islamik./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco