Refuzon të mbulohet me shami, Le Pen anulon takimin me klerikun e  madh libanez

Refuzon të mbulohet me shami, Le Pen anulon takimin me klerikun e madh libanez

13:17, 21/02/2017
A+ Aa A-

Kandidatja presidenciale e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, ka anuluar takimin me një klerik të lartë në Liban duke refuzuar të vinte shaminë myslimane, shkruan "Reuters".

Le Pen është duke përdorur një vizitë dy-ditore në Liban për të forcuar kredencialet e saj të politikës së huaj nëntë javë para raundit të parë me 23 prill , duke synuar votuesit franko-libanez.

Pas takimit me presidentin Christian Michel Aoun, takimi i parë publikë me një kryetar shteti dhe  Kryeministrin Saad al-Hariri të hënën, ajo kishte planifikuar të takonte klerikun Abdul Latif Derian, por pas kërkesës për të vënë shami, Le Pen është tërhequr./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Patriot21/02/2017 13:39

Shum bukur vertet. Shum mrekulli pse. Meu mbulue me shami ska arsyje.... Te lumt le pen je nish. Parajsa dhe gjeneti jan ne europe. Jo ne. Liban

Shto koment

Denonco