India thyen rekordin botëror për këndimin e himnit kombëtar me… 509 261 persona!

India thyen rekordin botëror për këndimin e himnit kombëtar me… 509 261 persona!

12:53, 21/02/2017
A+ Aa A-

Një gjysmë milioni indianë kanë thyer rekordin botëror për numrin më të madh të personave që kanë kënduar njëkohësisht një himn kombëtar apo fetar, në sfondin e ekzaltimit nga ndjenja patriotike në këtë vend me 1,25 miliardë banorë.

”Himni ‘Jana Gana Mana’, kompozuar në fillim të shekullit XX, me vargje të Rabindranat Tagoras, u këndua njëkohësisht nga 509 261 persona në shtetin e Gujaratit (veriperëndim)”, theksoi Guinness në faqen e internetit.

“Ngjarja ka tërhequr rreth një milion persona, sipas jurisë, por vetëm numri i përmendur më lart kanë mundur të futen në kompleksin ku u zhvillua përpjekja për të thyer rekordin”, njoftuan përfaqësues të Librit të Rekordeve Guinness.

Ky tubim u zhvillua në fund të muajit janar, por është miratuar tani së fundi nga Guinness.

Ky e tejkalon shumë herë rekordin e mëparshëm që numëronte rreth 254 000 persona në Daka, kryeqytet i Bangladeshit, në vitin 2014.

“Ne jemi shumë krenarë që kemi arritur këtë rekord, pothuajse sa dyfishi i të mëparshmit”, deklaroi Paresh Gajera, president i komitetit organizativ.

Kjo performancë u zhvillua në sfondin e rritjes së patriotizmit në Indi, drejtuar që prej vitit 2014 nga qeveria nacionaliste e Narendra Modit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco