Kamioni me bombola gazi niset me shpejtësi drejt qendrës së Barcelonës, vritet shoferi

Kamioni me bombola gazi niset me shpejtësi drejt qendrës së Barcelonës, vritet shoferi

12:43, 21/02/2017
A+ Aa A-

Policia spanjolle ka qëlluar për vdekje shoferin e një kamioni të ngarkuar me bombola gazi , i cili po ecte me shpejtësi të madhe drejt qendrës së qytetit të Barcelonës.

Incidenti ndodhi pasi policët mbërritën në autostradën e Roda del Litoral pas raporteve të mediave lokale se një kamion i dyshimtë kishte tejkaluar normat e shpejtësie dhe ishte nisur drejt qendrës së qytetit.

Kamioni i vjedhur ishte ngarkuar me dhjetëra bombola gazi  dhe policia deklaroi se kishte përplasur disa makina gjatë rrugë.

Disa bombola u rrëzuan në rrugë gjatë ndjekjes dhe një person është plagosur, sipas “The Telegraph”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco