VIDEO/ Mrekulli në Siri: Vajza e vogël nxirret e gjallë nga rrënojat

VIDEO/ Mrekulli në Siri: Vajza e vogël nxirret e gjallë nga rrënojat

12:23, 21/02/2017
A+ Aa A-

Edhe pse larg vëmendjes së mediave, situata emergjente e civilëve të bllokuar në Siri vazhdon. Pas banorëve të Alepos, tashmë banorët e një tjetër qyteti rrezikojnë të humbasin jetën cdo ditë: ata të Damaskut.

Pamjet e një vajze të mitur që nxirret e gjallë nga rrënojat e shtëpisë së saj, në Damask, po bëjnë xhiron e botës duke rikthyer në vëmendje edhe njëherë situatën dramatike.
Grupi i “heronjve” që i erdhi në ndihmë të menjëhershme vajzës, duket se është pjesë e forcave rebele.

Ata filluan të kërkojnë nën rrënoja pas lutjes për ndihmë nga nëna e saj, e cila nuk po e gjente të bijën, pasi forcat e regjimit kishin bombarduar lagjen.

Fatmirësisht, vullnetarët arritën ta nxirrnin vogëlushen nga rrënojat dhe e dërguan më pas në qendër mjekësore aty pranë./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco