'Meritonte të vdiste!’ Burg për ushtarin izraelit që vrau sulmuesin e plagosur palestinez

'Meritonte të vdiste!’ Burg për ushtarin izraelit që vrau sulmuesin e plagosur palestinez

12:03, 21/02/2017
A+ Aa A-

Një ushtar izraelit që vrau një sulmues të plagosur palestinez duke tronditur marrëdhëniet mes dy vendeve, është dënuar me 18 muaj burg.

Elor Azaria u shpall fajtor për vrasjen e 21-vjeçarit Abdul Fatah al-Sharif në Bregun e pushtuar Perëndimor, marsin e kaluar.

Azaria kishte thënë se Sharif, i cili kishte qëlluar me thikë një ushtar izraelit, "meritonte të vdiste".

Shefat ushtarakë kanë dënuar veprimet e tij, por disa të tjerë e lavdëruan pafund, shkruan “BBC”.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se do të mbështesë çdo vendim për faljen e Azaria./SYRI.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco