Pas atentatit të bujshëm në Malazi reagon Koreja e Veriut: Ky nuk është vëllai i Kim Jong-un

Pas atentatit të bujshëm në Malazi reagon Koreja e Veriut: Ky nuk është vëllai i Kim Jong-un

11:26, 21/02/2017
A+ Aa A-

I dërguari i Koresë së Veriut në Malajzi ka mohuar se njeriu i vrarë në aeroportin e Kuala Lumpur javën e kaluar ishte gjysmë-vëllai i liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, duke thënë se hetimi i vrasjes së tij nuk mund t’i besohet policisë së Malajzisë.

Ky koment i së hënës, sipas medieve të huaja, është deklarata e parë zyrtare e lëshuar nga përfaqësuesi i Phenianit mbi vrasjen e një njeriu të identifikuar nga autoritetet e Malajzisë si Kim Jong-nam, i njohur si gjysmë-vëllai i Kim Jong-un.

“Kanë kaluar shtatë ditë nga incidenti, por nuk ka prova të qarta mbi shkakun e vdekjes dhe në këtë moment ne nuk mund tu besojmë hetimeve nga policia e Malajzisë”, ka thënë i dërguari i Koresë së Veriut në Malajzi.

“Ambasada ka identifikuar tashmë se identiteti i tij është Kim Chol, një qytetar i Republikës Popullore Demokratike të Koresë, siç përmendet në pasaportën e tij”, shtonte deklarata.

Së fundmi janë publikuar edhe disa pamje të cilat tregojnë edhe momentin e mbytjes të, siç thuhet vëllait të liderit koreanoverior, Kim Jong-un.

Një burrë i Koresë së Veriut, një grua vietnameze dhe një grua indoneziane që mendohet të kenë lidhje me vrasjen, tanimë janë arrestuar.

Policia e Malajzisë kanë thënë gjithashtu se janë në kërkim edhe të katër të dyshuarve të tjerë, të cilët supozohet të jenë nga Koreja Veriore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco