'Djali im i pa të gjitha!’ Skllavja e ISIS-it rrëfen përdhunimet dhe tmerret në prani të fëmijëve

'Djali im i pa të gjitha!’ Skllavja e ISIS-it rrëfen përdhunimet dhe tmerret në prani të fëmijëve

11:10, 21/02/2017
A+ Aa A-

Nëna e tre fëmijëve ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar kur ishte në duart e ISIS-it , ku përdor si skllave seksi. Grua e komunitetit Yazidi tregon se si ushtarët e ISIS-it i thanë se burri i saj e kishte shpallur të pafe dhe se duhej të martohej me një nga xhihadistët  e zonës.
Hanan rrëfen për “Daily Mail” se kishte refuzuar në mënyrë të prerë por kjo nuk i kishte ndaluar ata ta përdhunonin.
“Më vrisni nëse doni, por nuk do martohem kurrë me njërin nga ju”, iu kishte thënë ajo.
Por, ushtarët e ISIS-it i mbyllën sytë, e lidhën dhe e dhunuan, një trajtim cnejrëzor që kishte vazhduar pothuajse cdo natë. 
“I njejti mashkull më dhunonte çdo ditë, për një muaj rresht....në prani të fëmijëve të mi”, tregon Hanan.
“Vajza ime vuan nga një sëmundje mendore dhe nuk e di se çka ka parë, por djali im madh...ai i pa të gjitha....unë nuk di çtë të bëj”, shtoi ajo.
Një muaj pas rrëmbimit, babai i  Hanan arriti ta gjente atë dhe ia dha ISIS-it 500 dollarë që ta lironin./SYRI.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco