VIDEO/ UFO-t ‘sabotojnë’ shfaqen ushtarake: Disku fluturues gati përplas avionin luftarak

VIDEO/ UFO-t ‘sabotojnë’ shfaqen ushtarake: Disku fluturues gati përplas avionin luftarak

10:54, 21/02/2017
A+ Aa A-

Pamjet e pabesueshme të një anijeje jashtëtokësore që është kapur gati duke u përplasur me një avion, gjatë një shfaqje ajrore po bëjnë xhiron e botës.

Skuadra kombëtare e avionëve ushtarakë të Kilit ishte duke kryer disa manovra ajrore, në një shfaqe të përvitshme në Puerto Varas, kur ndodhi një incident  i çuditshëm.

Ndërkohë që një nga avionët ushtarakë u ngrit lart në qiell, një disk fluturues doli nga hici dhe gati sa nuk u përplas me të.

Shpejtësia e tij ishte e pabesueshme dhe sic mund të shihet edhe nw video, disku kaloi përbri avionit ushtarak pa u ndalur, duke bërë që turma të “çmendet” nga habia por edhe frika, shkruan “Daily Star”.

Raportet lokale kanë thënë se dëshmitarët e shumtë të shfaqjes thanë se kishin parë objekte të shumta të paidentifikuara pranë avionëve gjatë demonstratës.

Ushtria  e Kilit pranoi se ky objekt i pabesueshëm nuk ishte pjesë e forcave kombëtare./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco