Kërcënohen me bombë 11 qendra të komunitetit hebre, reagon fuqishëm Ivanka Trump

Kërcënohen me bombë 11 qendra të komunitetit hebre, reagon fuqishëm Ivanka Trump

10:18, 21/02/2017
A+ Aa A-

Ivanka Trump ka mbajtur një qëndrim të fortë në Tewitter për të treguar mbështetjen e saj për hebrenjtë pasi 11 qendra të komunitetit hebre u kërcënuan me bomba ditën e djeshme.

“Amerika është një komb i ndërtuar mbi parimin e tolerancës fetare. Ne duhet të mbrojmë shtëpitë tona të adhurimit dhe qendrat fetare, shkroi vajza e madhe e Presidentit Trump.

Të hënën u evakuuan plot 11 qendra të komunitet në Birmingham, Cleveland, Çikago, Shën Palit, Tampa, Tulsa, Nashville, Milwaukee, Houston dhe Buffalo pas marrjes së kërcënimeve e bombë.

Të gjithë këto kërcënime duket të kenë qenë gënjeshtra të mirë organizuara dhe askush nuk është lënduar, shkruan  “Daily Mail”.

Kërcënimet vijnë pas FBI-ja nisi një hetim mbi krimet e urrejtjes pasi qendra të ndryshme fetare kanë marrë 60 kërcënime me bomba brenda janarit.

Chelsea Clinton gjithashtu reagoi në Twitter dhe kritikuar Presidentin Trump por ende nuk ka denoncuar kërcënimet anti-semite. /SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco