FOTO/ Menuja presidenciale në darkën e Renzit me Obamën në Shtëpinë e Bardhë

FOTO/ Menuja presidenciale në darkën e Renzit me Obamën në Shtëpinë e Bardhë

14:19, 18/10/2016
A+ Aa A-

Kuriozitetin e publikut, shefat e kuzhinës së Shtëpisë së Bardhë u përpoqën ta shuajnë me disa informacione mbi darkën që do të shtrohet aty në nder të Italisë dhe kryeministrit Matteo Renzi.

Ylli italo-amerikan i gastronomisë, Mario Batali, të cilit i është besuar përgatitja e ushqimit, u tregua i gatshëm t’i krijonte dhe reporterëve mundësinë të shijonin pak nga ajo që do të shtrohet në tryezën e shtëpisë më të famshme në botë.

“Erdha shpejt sot në mënyrë që të më dalë koha për të gjitha, se kemi shumë punë për të bërë!!!”, tha Mario Batali.

Menuja përfshin pjata me perimet e vjeshtës, si dhe gatime italiane që tashmë janë bërë pjesë e pandashme e kulturës amerikane të ushqimit. Të ftuarve do t’iu shërbehen veç të tjerash antipasta me fiq Kalifornie të pjekur me “speck”, kanoli me gaforre dhe mish qengji me salce rozmarine të freskët, të marrë nga kopshti i Shtëpisë së Bardhë.



    Kur të mbërrihet tek ëmbëlsira, aty zgjedhjet do të jenë të shumëllojshme duke nisur nga pudingu i shijshëm me molle jeshile e deri tek tarta e kungullit me boronice të kuqe.

    Mes të ftuarve është edhe stilisti i famshëm Giorgio Armani; shefja italiane e qendrës kërkimore europiane CERN, Fabiola Gianotti dhe Giusy Nicolini, kryebashkiaku i Lampeduzës, vendi i parë ku zbarkojnë prej kohesh me mijëra emigrantë që tentojnë hyrjen në vendet e BE-së.

    Hera e fundit që Shtetet e Bashkuara kanë organizuar një darkë të tillë shtetërore për Italinë ka qenë në vitin 1998./Tch

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Tags

    Komentet

    Shto koment

    Denonco