Aleatët në luftë/ Sondazhi surprizë i Gallup, 4 vende të NATO-s zgjedhin Rusinë

Aleatët në luftë/ Sondazhi surprizë i Gallup, 4 vende të NATO-s zgjedhin Rusinë

14:22, 18/02/2017
A+ Aa A-

Në një periudhë jo pak të trazuar politike dhe kur pasiguritë mbi të ardhmen e NATO-s janë shtuar, prirjet e shoqërive brenda Aleancës reflektojnë gjendjen e turbullt që karakterizon aleancën më të madhe ushtarake të botës. Shumë domethënës e janë rezultatet e një sondazhi të Gallup që ka shtruar pyetjen se me kë forcë do të donin të ishin në aleancë në rast lufte.

Katër vende që aktualisht janë anëtarë të NATO-s kanë shprehur dëshirën për të qenë në krah të Rusisë në një konflikt të mundshëm ushtarak. Siç theksohet në një artikull të botuar nga Bloomberg, janë qytetarët e Greqisë, Turqisë, Bullgarisë, e Sllovenisë që kanë parapëlqyer rreshtimin në krah të Rusisë. Rezultatet e këtij sondazhi publikohen para Samitit të Sigurisë që do të mbahet në Gjermani. Shumica e vendeve që u përfshinë në sondazh zgodhën Shtetet e Bashkuara si aleat, Kina dhe Rusia zgjidhen njëra-tjetrën.

"Nuk është suprizë qe rusët dhe kinezët zgjodhën njëri-tjetrin, por kjo na tregon një gjë shumë të rëndësishme, që politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 20 vitet e fundit çoi Rusinë drejt prehrit të Kinës, diçka e çuditshme po të kemi parasysh se Rusia është pjesë e rëndësishme e Europës"- thotë zv/presidenti i WIN/Gallup International, Kancho Stoychev.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco