The Guardian: Mbrojtja Evropiane është në rrezik dhe kjo nuk është e rremë

The Guardian: Mbrojtja Evropiane është në rrezik dhe kjo nuk është e rremë

18:57, 17/02/2017
A+ Aa A-

Këtë javë do të ishte vendimtar, ndoshta mëse i rëndësishëm, një plan për mbrojtjen evropiane, edhe pa dramat e të së hënës në Uashington. Takime të mëdha me ndonjë nga aleatët e administratës së re amerikane si ata që po ndodhin në Evropë këtë javë, të cilët gjithmonë ofrojnë një moment për të riformuar strategjinë mbrojtëse. Shkarkimi Michael Flynn si Këshilltar i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë shton presionin. Kjo do të thotë se bisedimet do të jenë edhe më të tensionuara tani që do të zhvillohen në një atmosferë pothuajse hollivudiane, ndërkohë që pasiguria  mbi lidhjet e Administratës Trump dhe Rusisë vijnë duke shendërruar në dramë.

Çështja themelore në lidhje me Rusinë nuk duhet të injorohet për shkak të zotit Trump. Në tre vitet e fundit Rusia e Vladimir Putinit ka pushtuar Krimenë, ka promovuar një luftë civile në lindje të Ukrainës dhe ka vënë nën presion shtetet baltike; ajo është duke testuar mbrojtjen ajrore, kibernetike dhe detare të NATO-s ,pothuajse çdo dit  dhe është duke ndërhyrje në zgjedhjet kombëtare në Evropë, ashtu siç bëri në Amerikë vitin e kaluar. Kjo nuk është e rreme. Kjo është e vërtetë.

Kuptohet, shumica e zyrtarëve evropianë janë të tmerruar nga ‘flirtimet’ e administratës me Moskën. Shumica janë duke mbajtur një qasje të kujdesshme, duke parë dhe duke pritur që administrata amerikanë të “shtrohet”. Në terma të qartë kjo nënkupton kujdes në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me inteligjencën, një problem që veçanërisht prek Britaninë. Në mes të gjithë kësaj harresa e kërcënimeve të sigurisë me të cilat përballet Evropa, do të ishte gabimi më i madh. Kërcënimet janë reale dhe ata kërkojnë një shkallë të lartë të angazhimit dhe bashkëpunimit nga vendet evropiane duke përfshirë edhe Britaninë.

Të mërkurën, sekretari i ri amerikan i Mbrojtjes, gjenerali James Mattis, ishte në Bruksel për herë të parë që prej emërimit të tij. Ai ishte atje për të takuar homologët e NATO-s që kanë qenë ‘sy e vesh’ në çdo fjalë e tij pas kaq shumë sinjalesh të përziera nga zoti Trump. Mattis është parë gjerësisht në Evropë si një ekspert që nuk ka mospëlqimin e presidentit në lidhje me aleancat shumëpalëshe. Megjithatë, ai solli një mesazh të ashpër në takimin e NATO-s, duke e bërë të qartë, ashtu si sekretarët e tjerë amerikan të kohëve të fundit, sidomos, Robert Gates, se Evropa ka nevojë të rrisë përfshirjen e saj dhe të mbajë më shumë nga barra e NATO-s duke rritur shpenzimet.

Kjo nuk është një lutje e re, kanë kaluar gjashtë vjet që kur zoti Gates tronditi një mbledhje të ngjashme me paralajmërim se NATO rrezikon të bëhet një aleancë pa bashkëpunim ushtarak. Që atëherë, shtetet evropiane dhe Kanadaja janë përgjigjur më shumë kurrë ndonjëherë. Shpenzimet e tyre të mbrojtjes janë rritur në mënyrë kolektive me 3.8% më shumë se vitin e kaluar. Vendosjet në shtetet baltike që nga viti 2014 janë përshkallëzuar deri në 16 shtete evropiane që ofrojnë patrulla ajrore, Britania e Madhe kontribuoi me mobilizimin detar dhe Gjermania dhe Holanda duke marrë role kyçe në krijimin e një grupi ushtarak të përbashkët.

Të premten vendngjarja zhvendoset nga Brukseli në Mynih për konferencën vjetore të sigurisë, në fundjavë, një ngjarje që mund të krahasohet me “Oskarin”. Në Mynih, pritet të marrin pjesë Sekretari Mattis dhe Zëvëndëspresidenti Mike Pence, së bashku me tërë estabilishmentin evropiane të mbrojtjes. Lufta e fjalëve mes Uashingtonit dhe vendeve evropiane mbi shpenzimet e mbrojtjes ka gjasa të vazhdojë.

Por mesazhi themelor duhet të merret seriozisht. Edhe vetë NATO-ja e pranon se vetëm pesë nga 28 shtetet anëtare të saj e kanë përmbushur objektivin e shpenzimeve të mbrojtjes prej 2% të GDP-së . Një studim i kësaj jave nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike tregon se vetëm SHBA, Estonia dhe Greqia e kanë arritur objektivin. Ndoshta  2 përqindshi  i GDP-së ë cdo vendi është arbitrar, këto shpenzime në vend që të jepen për mbrojtjen, nga pjesa më e madhe e disa vende shpenzohen për gjëra të tilla si pensionet dhe disa vende të tjera nuk kanë luksin ta përballojnë në këto kohë të ashpra. Por nuk mund të ketë rebelim mbi faktin se Evropa duhet të bëjë më shumë dhe se dihet të jetë më e mirë-koordinuar sepse mbrojtja e vet ka nevojë ë

Por nuk mund të ketë rebelim për faktin se Evropa duhet të bëjë më shumë dhe të jetë më mirë të koordinuar.

/Përshtati Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco