Forcat amerikane vrasin 11 anëtarë të al-Kaedës

Forcat amerikane vrasin 11 anëtarë të al-Kaedës

06:56, 09/02/2017
A+ Aa A-

Forcat amerikane kanë vrarë 11 anëtarë të al-Kaedës në dy sulme ajrore pranë Idlib në Siri, këtë muaj, duke përfshirë një ish-aleat të Osama Bin Laden, tha Pentagoni.

Captain Jeff Davis, zëdhënës, tha se 10 operativët u vranë në një sulm të vetëm më 3 shkurt, shkruan BBC.

Një sulm i dytë më 4 shkurt vrau Abu Hani al-Masri, i cili kishte lidhje të ngushta me udhëheqës të al-Kaedës, tha ai.

Al-Masri është thënë se ka ngritur dhe drejtuar kampet stërvitore të al-Kaidës në Afganistan gjatë viteve 1980 dhe 1990.

Ai gjithashtu kishte lidhje të ngushta me Ayman al-Zawahiri, i cili u bë udhëheqësi i al-Kaedës, kur Bin Laden u vra nga forcat amerikane në vitin 2011.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco