'Fillim i ri!' Kryeministri rumun synon te rimarrë kontrollin, pas protestave të jashtëzakonshme

'Fillim i ri!' Kryeministri rumun synon te rimarrë kontrollin, pas protestave të jashtëzakonshme

15:42, 08/02/2017
A+ Aa A-

Kryeministri rumun, Sorin Grindeanu i cili po përballet prej një javë me një protestë të paprecedentë popullore, synon një fillim të ri në Parlament ku aspiron të frenojë thirrjet për dorëheqje të krijuara me projektet e kontestuara të ligjit anti-korrupsion.

Drejtues i partisë social-demokrate (PSD) pa një eksperiencë të mëparshme kombëtare, ky është kreu i ekzekutivit së emëruar së fundmi, i moshës 43 vjecare,  në vijë të parë të protestave të paprecedenta në Rumani që prej revolucionit të 1989 për shkak të regjimit komunist.

Qeveria e tij më kot tërhoqi të dielën dekretin e dekriminalizimit, që rishikon kodin penal duke i dalë në mbrojtje një numri të konsiderueshëm te dyshuarve për korrupsion, pasi indinjata e kundërshtarëve të qeverisë nuk po shuhet, edhe pse intensiteti i protestave ka rënë prej tubimit të paprecedentë të së dielës në të gjithë vendin.

Sorin Grindeanu, i cili ka kundërshtuar disa herë mundësinë për të dhënë dorëheqjen do të përballet sot me një mocion mosbesimi të opozitës në Parlament ku pritet të dalë fitues, shkak i shumicës së theksuar të PSD-së,  triumfuese në legjislativet e dhjetorit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco