Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

'Do t'ju fshijmë nga faqja e dheut!' Koreja e Veriut kërcënon 'armiqtë'

'Do t'ju fshijmë nga faqja e dheut!' Koreja e Veriut kërcënon 'armiqtë'

13:16, 08/02/2017
A+ Aa A-

Koreja e Veriut ka shënuar të mërkurën 69 vjetorin e themelimit të forcave të saj të armatosura me një kërcënim për “sulme parandaluese”, ndaj armiqve të saj. 

Media shtetërore ka transmetuar paralajmërimin e drejtorit të Byrosë Politike të Armatës Popullore të Koresë (APK), Hwang Pyong-so në të cilën ai kërcënon me sulme parandaluese.

 “Nëse armiqtë marrin guximin të shkelin sovranitetin dhe dinjitetin e shtetit, madje të një pëllëmbe të saj, APK përmes sulmeve parandaluese do të fshijë nga faqja e dheut bastionet e agresorit”, ka thënë Hwang i cituar nga agjencia e lajmeve KCNA.    

 Komentet e tij, me gjasë janë bërë një ditë më herët në Phenian, raporton  "Anadolu Agency".

Forcat e regullta të armatosura të Koresë së Veriut janë themeluar më 8 shkurt 1948, dy vite para luftës së Koresë 1950-53.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco