Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Pas betimit të Trump, Izraeli njofton ndërtimin e 2.500 shtëpive në bregun Perëndimor

Pas betimit të Trump, Izraeli njofton ndërtimin e 2.500 shtëpive në bregun Perëndimor

15:29, 24/01/2017
A+ Aa A-

Izraeli ka miratuar ndërtimin e 2500 shtëpive të reja në Bregun Perëndimor, duke sinjalizuar një qasje të guximshme të re të politikave,  tani qe presidenti amerikan, Donald Trump ka marrë detyrën.

Njoftimi i Ministrisë Mbrojtjes së të martës, pason vendimin e së dielës për të dhënë leje ndërtimi për 566 shtëpi të reja, duke kolonizuar Jeruzalemin Lindor, shkruan "The Independent" .

Pjesa më e madhe e ndërtimeve do të zhvillohet në blloqet ekzistuese, në mënyrë që të plotësojë kërkesat e strehimit, thoshte një deklaratë e nënshkruar nga Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Avigdor Lieberman. 

Ndërtesat izraelite në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor janë parë si të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar qe prej vitit 1967. /SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco