Rusia, Irani dhe Turqia arrijnë marrëveshjen e bujshme për të mbështetur paqen në Siri

Rusia, Irani dhe Turqia arrijnë marrëveshjen e bujshme për të mbështetur paqen në Siri

13:09, 24/01/2017
A+ Aa A-

Rusia, Irani dhe Turqia kanë njoftuar se do të krijojnë një mekanizëm trepalësh për të mbështetur armëpushimin në Siri. Në një deklaratë të përbashkët, vendet ranë gjithashtu dakord se opozita siriane duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes më Gjenevë mbi çështjen.
Delegacionet e Iranit, Rusisë dhe Turqisë të mbështesin fillimin e negociatave  në Astana, mes qeverisë dhe opozitës së armatosur siriane, thuhet në një deklaratë të lexuar nga ministri i jashtëm i Kazakistanit Kairat Abdrakhmanov të martën.

Moska, Teherani dhe Ankaraja ranë dakord se kriza siriane mund të zgjidhet vetëm përmes një procesi politik dhe se nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake, shkruan  "RT"/ SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco