Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Një shofer autobusi dhunon seksualisht një adoleshente

Një shofer autobusi dhunon seksualisht një adoleshente

12:59, 24/01/2017
A+ Aa A-

Zvicër - Një shofer autobusi shkollor e ka humbur punën e tij dhe është i regjistruar me një të kaluar kriminale. Në vitin 2015, 38-vjeçari e kishte puthur dhe ledhatuar një nxënëse të moshës 13-vjeçare, të cilën e dërgonte me autobus në shkollë në Vaudin verior. I demaskuar nga nëna, ai përfundoi në gjykatë, ndërsa vajza mbetet e traumatizuar.

Historia kishte filluar në fund të vitit 2014, kur adoleshentja i ka ofruar një kuti me çokollata për pushimet e fundvitit. Shoferi i ka dhuruar ëmbëlsira dhe ia ka dhënë numrin e tij të telefonit. Që të dytë kanë shkëmbyer derisa i janë afruar njëri-tjetrit. Kjo ka ndodhur të paktën dy herë. Kur ata kanë qenë vetëm në autobus, shoferi e ka puthur dhe e ka ledhatuar nxënësen 13-vjeçare, e cila kishte rënë në dashuri me të.

Shkëmbimet me SMS që pasuan tregojnë se shoferi dëshironte që vogëlushja të shkojë në shtëpinë e tij  për të fjetur.

Pas ankesës së nënës, ai arrestohet dhe pohon se adoleshentja e kishte shtyrë deri aty. Nuk ka munguar tentimi që t’i relativizojë gjërat dhe të shfajësohet, sipas prokurorit. Është dënuar me  120 ditë me pagesë dhe me kusht për tre vjet.  I akuzuari, një francez, është zhdukur që nga ajo ditë.

Vajza e lartpërmendur, e cila ishte shumë e gjallë dhe e ndritshme përpara incidentit, ka tentuar të bëjë vetëvrasje në autobusin ku ka ndodhur ngjarja dhe është shtrirë në spital për tri javë./albinfo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco