Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Fotot e inagurimit të Donald Trump, presidenti i SHBA dërgon dy ndihmës të tij tek 'Zëri i Amerikës'

Fotot e inagurimit të Donald Trump, presidenti i SHBA dërgon dy ndihmës të tij tek 'Zëri i Amerikës'

11:38, 24/01/2017
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Donald Trump ka dërgur këtë hënë, dy ndihmës të tij në studiot e 'Zërit të Amerikës', (Voice of America), duke shtuar shqetësimet në mesin e stafit të televizionit, me frikën se Trump mund të ushtrojë kontroll mbi pushtetin e transmetimit, i cili prej kohësh ka mbështetur idealet demokratike në të gjithë botën.

Ardhja e dy ndihmësve, të dy operatorë politikë nga fushata e Trump, vjen pasi “Zëri i Amerikës’ postoi një sërë imazhesh në Twitter, rreth pretendimeve të Sekretarit të Shtypit në SHtëpinë e Bardhë, Sean Spiecer, në lidhje me numrin e të pranishmëve gjatë inaugurimit të Trump, raporton Politico.com.

Shqetësimi në mesin e stafit të Zëri të Amerikës, është prezent për shkak se administrata e Trump po vendos kontroll mbi agjencitë e transmetimeve.

Kjo ka ushqyer frikën në mesin e disa zyrtarëve të agjencisë pasi Zëri i Amerikës mund të shërbejë si një degë propagande për ish yllin televiziv.

Në të hënën e parë të administratës së tij, Trump i cili ka flirtuar me idenë e lançimit të rrjetit të tij televiziv, vendosi dy zyrtarë, të cilët do të vlerësojnë menaxherët dhe studion e Broadcasting Board of Governor, që ka një buxhet vjetor prej 800 milionë dollarësh dhe përfshin Zërin e Amerikës, Radio Evropa e Lirë, Radio Azia e Lirë dhe Rrjetin e Transmetimit të Lindjes së Mesme.

/SYRI.net

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco