Gjykata Supreme: Qeveria e May nuk mund të fillojë ‘Brexit’ pa lejen e Parlamentit britanik

Gjykata Supreme: Qeveria e May nuk mund të fillojë ‘Brexit’ pa lejen e Parlamentit britanik

10:52, 24/01/2017
A+ Aa A-

Gjykata Supreme e Britanisë ka vendosur se vetëm Parlamenti ka të drejtë të votojë nenin 50, për të nisur zyrtarisht procesin e Brexit, para se të vihet në zbatim nga Kryeministrja Theresa May .

Vendimi shënon një goditje të rëndë për qeverinë konservatore, e cila kishte kërkuar të anashkalonte legjislativin. 

Gjykata më e fuqishme në vend ka mbështetur vendimin e Gjykatës së Lartë që e konsideron jokushtetuese faktin që Kryeministria britanike, Theresa May, të fillojë zyrtarisht procesin e largimit nga BE-ja pa aprovimin e deputetëve.

Njëmbëdhjetë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dorëzuan vendimin të martën në mëngjes, pas një seance 4 ditore të zhvilluar dhjetorin e vitit të kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco