Zyrtare: Senati Amerikan konfirmon drejtorin e ri të CIA-s

Zyrtare: Senati Amerikan konfirmon drejtorin e ri të CIA-s

09:15, 24/01/2017
A+ Aa A-

Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar me lehtësi mbrëmë vonë Mike Pompeo si drejtorin e CIA-s.

Ndërkohë Komiteti për Marrëdhëniet e Jashtme te Senatit miratoi Rex Tillerson si Sekretarin e ri Amerikan të Shtetit me vetëm një votë tepër. 

Të dy këta kandidatë janë nominuar nga presidenti, Donald Trump.

Senati votoi  me 66 pro dhe 32 kundër, që ish-kongresmeni Mike Pompeo, të bëhet drejtor i ri i agjencisë CIA. 

Nga ana tjetër, në Komitetin për marrëdhënie të jashtme të Senatit, për Tillerson votuan 11 vetë, ndërsa kundër tij ishin 10 anëtarë të këtij komiteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco