Bashkëpunimi i parë Trump-Putin, bombardohet ISIS

Bashkëpunimi i parë Trump-Putin, bombardohet ISIS

21:55, 23/01/2017
A+ Aa A-

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se aeroplanët ushtarak rus në Siri kanë marrë pjesë në misionin në krye të se cilit janë SHBA-të, në sulm ndaj pozicioneve të ISIS-it në Siri. Nëse këtë e konfirmon Uashingtoni zyrtar, atëherë ky mision paraqet aksionin e parë të koordinuar të Rusisë dhe koalicionit në krye me SHBA-të kundër Shtetit Islamik, raporton AP.

Agjencia e lajmeve AP thekson se Rusia ka kërkuar për një bashkëpunim të tillë edhe në të kaluarën, por administrata e ish presidentit Barack Obama kishte refuzuar.

AP tutje shkuan se presidenti i ri i Amerikës, Donald Trump ka ftuar për angazhim të përbashkët Rusinë në luftë kundër ISIS-it.

Sipas ministrisë ruse të Mbrojtjes, forcat ruse këtë të diel kanë marrë koordinatat për vendndodhjen e ISIS-it në qytetin Al Baba “nga SHBA-të përmes ‘linjës së nxehtë’ të vendosur në selinë e koalicionit ndërkombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco