Donald Trump ‘shndërron’ Shtëpinë e Bardhë. Do çuditeni nga 'lista e gjatë'

Donald Trump ‘shndërron’ Shtëpinë e Bardhë. Do çuditeni nga 'lista e gjatë'

11:22, 23/01/2017
A+ Aa A-

Donald Trump duket ka marrë celësat e Shtëpisë së Bardhe në të gjitha kuptimet e fjalës, pasi vetëm brenda pak ditësh ka ndryshuar pothuajse gjithçka, sidomos në Zyrën Ovale. 

Zyra Ovale, ku Trump do kalojë pjesën më të madhe të kohës, është përshtatur sipas shijeve të tij. Si fillim perdet ngjyrë të kuqërremtë që ndodhen mbrapa tavolinës jolëvizëse, u zëvendësuan me ato në ngjyrë ari. Kjo pasi bilioneri njihet për pëlqimin e madh që ka ndaj dekorimeve të brendshme ngjyrë floriri

Përveç ndryshimit të perdeve, manjati i pasurive të patundshme hoqi qafe po ashtu edhe qilimin e madh rrethor të Presidencës Obama që paraqiste citate nga udhëheqësit duke përfshirë dhe të katër ish-presidentëve.

Ai qilimin në fjalë e zëvendësoi me me qilimin e  verdhë me tehe kurore të projektuar nga Laura Bush gjatë presidencës së bashkëshortit të saj të cilin Trump e rikthei përsëri në zyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Poashtu duket se kolltukët brenda zyrës historike janë zëvendësuar pasi ato tani janë më të mbushur dhe nuk kanë ngjyrë gri, shkruan Daily Mail. 

Është mëse e zakonshme për një president të ri të dojë të ridekorojë Zyrën Ovale si dhe disa pjesë të tjera të Shtëpisë së Bardhë , e cila vlen 397.9 milion dollarë. Le të kthehemi edhe njëherë tek Zyra Ovale, ku duket se Trump ka kthyer mbrapsht bustin e Winston Churchill pasi Obama e zëvendësoi atë me bustin e Dr. Martin Luther King Jr. 

Megjithatë në një intervistë për People, në 2015-ën, Trump është shprehur se nëse zgjidhet president, nuk do të bëjë ndryshime të mëdha në Shtëpinë e Bardhë, pasi është një vend tepër special për t’u ndryshuar drastikisht. /SYRI.net/ 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco