VIDEO-FOTO/ Tmerri që përjetoi Obama pas largimit nga Shtëpia e Bardhë

VIDEO-FOTO/ Tmerri që përjetoi Obama pas largimit nga Shtëpia e Bardhë

10:34, 23/01/2017
A+ Aa A-
Ditën kur u largua nga Shtëpia e Bardhë, presidenti i deritanishëm amerikan, Barack Obama mund ta fusë edhe në listën e ditëve me fat të tij, edhe pse gjatë kësaj dite, ai kishte përjetuar një tmerr në aeroplanin e tij!

Kjo për faktin se, përcjell Telegrafi, aeroplani presidencial në të cilin ai gjendej atë ditë, (SAM 28000 Special Air Mission – jo Air Force One),  ndonëse kishte pasur probleme për të aterruar, më në fund kishte arritur të bënte një gjë të tillë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, ish-presidenti amerikan së bashku me gruan e tij, Michelle, vajzat Malija dhe Natasha, fluturuan për pushime drejt Palm Springs.

Image

Megjithatë, po sipas medieve të huaja, në Kaliforni po mbizotëronte një mot i vështirë, gjegjësisht një stuhi i fuqishme.

Shiu dhe mjegulla kishin zvogëluar dukshmërinë në disa dhjetëra metra, dhe aeroplani në të cili gjendeshin ata u desh të qëndronte mbi aeroportin Palm Springs rreth 40 minuta.

Image

Image

Piloti u përpoq të ateronte tri herë, por pa sukses. Tensioni në mesin e udhëtarëve ishte rritur, dhe piloti, pas konsultimit me Obaman, kishte vendosur për të devijuar avionin në një bazë ushtarake aty pranë.

Image

Kështu, aeroplani ku gjendej Obama fluturoi për në Kaliforni, rreth 100 milje më tej nga ku ishte planifikuar, në një bazë ushtarake në Riverside. /Telegrafi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco