Përdhunojnë një grua 3 orë live në Facebook, kapen 3 persona

Përdhunojnë një grua 3 orë live në Facebook, kapen 3 persona

09:37, 23/01/2017
A+ Aa A-

Tre persona janë arrestuar në Suedi pasi dyshohet për përdhunimin në grup të një gruaje dhe më pas e kanë publikuar aktin përmes një videoje në një faqe të mbyllur në Facebook.  

Tabloidi suedez “Aftobladet”, raporton se krimi ka ndodhur në një apartament në qytetin Uppsala në orët e parë të së dielës, ku policia mori një lajmërim pak para orës 09:00.

Viktima ishte e pavetëdijshme në momentin e përdhunimit. Në një kohë që lajmi është publikuar në mediat botërore, ku zyrtarë të policisë kanë konfirmuar se përdhunimi është publikuar live në Facebook.

“Jam i shqetësuar për informacionin që po qarkullon, por kjo është një gjë për të cilën nuk mund të jap detaje. Por sigurisht është një gjë shumë shqetësuese”, u shpreh Ivan Aslund, zëdhënës i policisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco