FOTO/ Donald Trump bën një tjetër veprim që nuk e priste askush

FOTO/ Donald Trump bën një tjetër veprim që nuk e priste askush

08:59, 23/01/2017
A+ Aa A-

Që ditën e parë në detyrë, presidenti i SHBA-së Donald Trump ka ndërmarrë masat të cilat i ka premtuar gjatë fushatës.

Pas shkarkimit të ambasadorëve dhe kufizimit të ligjit të “Obamacare”,  Trump ka hequr nga faqja zyrtare e Presidencës gjuhën Spanjolle, shkruan SYRI.net.

Pas gati 30 vitesh, Shtëpia e Bardhë ka mbyllur të gjitha profilet e saj që ka pasur në gjuhën Spanjolle, duke lënë pa informacione minoritetin më të madh që është në SHBA.

Gjithashtu Trump nuk ka as edhe një këshilltar të çështjeve hispanike, ndryshe nga Obama i cili e ka pasur një të tillë në kabinetin e tij.

“Shtëpia e Bardhë tani është Shtëpi e Bardhë”, ironizon gazeta e madhe spanjolle El Pais, që ka bërë publik edhe lajmin për heqjen e gjuhës spanjolle nga faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë. /SYRI.net

Image

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco