Ja vendi i vetëm në botë ku lejohet tregtia e organeve, një veshkë e gjeni vetëm për 10 mijë dollar

Ja vendi i vetëm në botë ku lejohet tregtia e organeve, një veshkë e gjeni vetëm për 10 mijë dollar

06:54, 23/01/2017
A+ Aa A-

A e keni ditur se tregtia e organeve ndalohet në të gjitha vendet e botës ligjërisht, me përjashtim të Iranit.

Rreth 1400 persona çdo vit ofrojnë ligjërisht në treg veshkën e tyre për një shumë prej 10 mijë dollarësh.

Ndërsa në Kinë, organet u merren të burgosurve të dënuar me vdekje. Kështu në vitin 2005 u mblodhën 12 mijë veshka dhe 900 mëlçi, por që më pas u shitën me çmim të lartë qytetarëve të tjerë kinezë të pasur, si dhe pacientëve të gatshëm për të paguar, vetëm për të mos pritur një dhurim sipas rregullave.

Në Kinë një veshkë mund ta blesh për 60 mijë dollarë, por edhe një pankreas, një zemër apo një mushkëri për rreth 150 mijë dollarë.

Në 2012, qeveria në përpjekje për ta ndaluar këtë treg, vendosi që për 5 vite të mos të merren organet nga të burgosurit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco