FOTO/ Tre të rinj përdhunojnë gruan dhe e transmetojnë LIVE në Facebook

FOTO/ Tre të rinj përdhunojnë gruan dhe e transmetojnë LIVE në Facebook

20:17, 22/01/2017
A+ Aa A-

Një grua është përdhunuar në Suedi nga një gruo njerëzish, të cilët ngjarjen e filmonin dhe transmetonin LIVE në Facebook. Dëshmitarët që panë videon e ngjarjes së rëndë thonë se pamjet u ndërprenë në momentin kur ndërhyri policia dhe ndërpreu transmetimin.

Tre persona u arrestuan për këtë krim. Përdhunimi thuhet të ketë ndodhur në një apartament në qytetin Uppsala rreth orës 08:30 në mëngjes.

Policë të armatosur rrethuan zonën përreth dhe ndërhynë në apartamentin ku 3 persona përdhunonin një grua.

Të tre autorët janë 25, 21 dhe 19 vjeç.

Njerëzit fillimisht menduan se ishte shaka kur shikonin pamjet e drejtpërdrejta në Facebook. Por më pas kuptuan se gruaja po dhunohej seksualisht nga të rinjtë dhe menjëherë njoftuan policinë. /SYRI.net/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco