FOTO/ Sulmohet dega e partisë së Erdogan, vritet terroristi

FOTO/ Sulmohet dega e partisë së Erdogan, vritet terroristi

18:35, 22/01/2017
A+ Aa A-

Një sulm me armë ka ndodhur në një prej degëve të AKP, partisë së Presidentit turk Erdogan.

Sulmi ndodhi në Stamboll, ku pati shkëmbim zjarri rreth 30 minuta mes policisë dhe terroristëve të grupit DHKOP, thonë mediat turke.

Njëri prej autorëve është vrarë nga forcat e policisë. Ai është Karpat Bilgehan, i cili ka qenë në kërkim nga autoritetet turke. Fatmirësisht, nuk pati asnjë viktimë tjetër nga radhët e policisë, zyrtarëve të partisë apo civilëve.

Gjatë javëve të fundit, Turqia është goditur nga disa sulme të ngjashme terroriste.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco