Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Marine Le Pen: Europa ka vdekur, por nuk e di akoma

Marine Le Pen: Europa ka vdekur, por nuk e di akoma

17:59, 22/01/2017
A+ Aa A-

Liderja e Frontit Kombëtar të ekstremit të djathtë (FN) në Francë, Marine Le Pen, ka deklaruar se Europa ka vdekur, por ajo vetë këtë ende nuk e di.

Në një deklaratë për gazetën Bild am Sonntag, Le Pen tha se "Europa ka vdekur, por ajo këtë ende nuk e di. Ka dështuar në çdo aspekt. Si ekonomi rritja është shumë e ngadaltë. Nga pikëpamja sociale papunësia dhe varfëria është shumë e lartë. Në çështjen e sigurisë BE-ja ka mbetur e pafuqishme në mbrojtjen e kufijve të saj, ku madje edhe ne nuk mund të na mbrojë përballë terrorizmit."

Pasi ka folur edhe për të ardhmen e Francës në BE, Le Pen është shprehur se "Do të kërkojmë mbrapsht nga BE-ja sovranitetin tona në çështjet që përbëhen nga kufijtë, ekonomia, gjyqësori, etj. Nëse BE-ja shprehet 'po' atëherë do të formojmë Europën të përbërë nga popujt. Ose nëse shprehet 'jo' atëherë unë i shpjegoj dhe e kaloj në votim këtë francezëve, se jemi të detyruar të dalim nga BE-ja."

Pas pyetjes rreth opinioneve për ata që kanë protestuar në Koblenz, Le Pen ka vlerësuar se "Këto janë njëlloj gjithmonë; të majtë ekstremë. Këto njerëz nuk e kanë pranuar asnjëherë demokracinë. Të flasësh lirisht i përket demokracisë. A ju duket normale që ne të ruhemi nga qindra policë?. Geert Wilders (Holanda), Fronti Kombëtarë dhe AfD (Partia Alternativë për Gjermaninë) nuk kanë protestuar asnjëherë që të mos flasë askush. Ne jemi demokratët."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco