Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

Përplasja e autobuzit në Itali, vdesin fëmijët e mësuesit hero

Përplasja e autobuzit në Itali, vdesin fëmijët e mësuesit hero

14:24, 22/01/2017
A+ Aa A-

Një mësues që shpëtoi shumë nxënës nga një autobus që po digjej pas përplasjes në veri të Italisë, humbi fëmijët e vet në atë zjarr, thanë zyrtarët, sipas BBC, cituar nga Syri.net. Gjashtëmbëdhjetë persona vdiqën në atë aksident, shtatë të tjerë janë në spital.

Autobusi që mbante nxënës nga Hungaria, u përplas me një kolonë në anë të rrugës pranë Veronës natën e së premtes.

Gyorgy Vigh nxorri shumë fëmijë jashtë autobusit, por djali i tij 30 vjeç dhe e bija 18 vjeçe vdiqën, tha Konsullja e Përgjithshme e Hungarisë në Milano, Judith Timaffy. Znj.Timaffy tha se edhe bashkëshortja e mësuesit kishte qënë në autobus.

Prindërit e fëmijëve të tjera, shtoi ajo, kanë arritur në Itali të shoqëruar nga psikologët. Autobusi ishte duke u kthyer në Budapest nga Franca, ku nxënësit shkolla “Szinyei Merse Pal” e Budapestit, kishin qënë dukë bërë ski në fundjavë dhe u përplas me një shtyllë anash rrugës në autostradën A4. Nuk dihet pse autobusi doli nga rruga.

Z.Vigh, një mësues i edukimit fizik, është një prej atyre që po trajtohen në spital për djegie./Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco