Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Në morinë e fyerjeve ndaj Trump, Maddona mendon edhe ta hedhë në erë Shtëpinë e Bardhë

Në morinë e fyerjeve ndaj Trump, Maddona mendon edhe ta hedhë në erë Shtëpinë e Bardhë

13:22, 22/01/2017
A+ Aa A-

Duke shkuar deri në provokime, Maddona ka hedhur si bomba, një sërë fyerjesh ndaj presidentit të ri amerikan Trump dhe ka pranuar se ka menduar shumë deri edhe në hedhjen në erë të Shtëpisë së Bardhë gjatë fjalimit të  saj në Marshin e Grave në Uashington të shtunën.

“Ai e kapi këtë moment të tmerrshëm” i tha ajo turmës. “Duket se mendonim që kishim rënë të gjithë në një ndjesi false rehatie, po drejtësia duhet të mbizotërojë dhe e mira të fitojë në fund. E mira nuk i fitoi këto zgjedhje. Por e mira do të fitojë në fund,” tha ajo.

Maddona, që mbështeti Hillary Clinton gjatë fushatës, ishte nga një të famshmit që të shtunën foli në atë që quhet si Marshi i Grave dhe zhvillohet në qytete në mbarë botën.

Por Maddona, në fjalime të tilla të nivelit të larta, u shfaq veçanërisht konfrontuese. Ajo tha që marshi përfaqësonte fillimin e një revolucioni dhe pohoi se “ne nuk do të tërhiqemi.”

“Po, unë e jam e mërzitur, jam e inatosur. Unë kam menduar shumë për ta hedhur në erë Shtëpinë e Bardhë,” tha Maddona. “Por e di që kjo nuk do të ndryshonte asgjë. Ne nuk duhet të biem në dëshpërim.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vjollca22/01/2017 15:03

Si duket i eshte merzitur babai shpirteror Sorosi.

Shto koment

Denonco